“3G”, Vodafone Albania 70 mln euro investime

Kompania Vodafone njoftoi nisjen e investimeve për futjen e shërbimeve të gjeneratës së tretë të njohura si 3G në Shqipëri. Ky hap cilësor në tregun e komunikacionit vjen pas marrjes së licensës për 31 milion euro nga Agjensia e Komunikimit Elektronik.
“Jam i kënaqur që të ndaj me ju lajmin e mirë se ne shumë shpejt do të hedhim në treg shërbimin 3G. Tashmë pasi morëm të drejtën nga autoritetet ne do të nisim zbatimin e planit tonë të biznesit i cili kap vlerën e 70 milion euro” tha Haris Brumidis, CEO Vodafone Albania.
Drejtuesi i kompanisë, Brumidis tha se me një shpejtësi më të lartë shërbime te gjeneratës së tretë nuk do të ofrohen vetëm për telefonat, por edhe në një gamë të gjerë pajisjesh.
“Me një shpejtësi deri në 10 herë më të lartë shërbimet tona të gjeneratës së tretë përvec telefonave do të ofrohen edhe për familjarët dhe bizneset që mund ti marrin ata në kompjuterat e lap topët e tyre” tha Brumidis.
Vodafone është kompania e vetme që do të ofroje shërbimin 3G në Shqipëri.
Adi Darsi