Japoni, shakaja pa kripë "dorëheq" ministrin

Një shaka pa kripë i ka kushtuar karrierën ministrit japonez të Drejtësisë ndërsa ka vështirësuar dhe miratimin e buxhetit në Parlament. Ministri i Drejtësisë ka dhënë dorëheqjen pas polemikave të shkaktuara nga deklarata “ se kishte punë shumë të thjeshtë”.
Minoru Janagida tha se i mjaftonin dy fjali kur ndodhej para parlamentarëve: "nuk do të komentoj mbi raste të vecanta” dhe "po veproj në bazë të ligjit dhe fakteve." Goditja më e fundit për qeverinë e Naoto Kan pritet të vonojë hyrjen në veprim të buxhetit prej 4.4 trillion yen me qëllim nxitjen e ekonomisë që vuan nga deflacioni dhe monedha e fortë.
Delina Bitraku