Porja: Temperaturat e ulta do vijojnë edhe gjatë javës

Dita e sotme do të karakterizohet nga temperatura të ulta që do të arrijnë deri në -8 gradë celsius ndërsa në zonat malore do të ketë reshje dëbore.
Kështu është shprehur metereologia Lajda Porja për “Ora News” duke theksuar se dita e enjte do të jetë edhe dita më e ftohtë e javës që vjen. Sipas saj temperatuara më e ulët është shënuar në Ersekë me -8 gradë celsius ndërsa nuk do të mungojnë edhe dëbora në zonat malore.
“Pjesa e dytë e dites do të vijojë me kthjellime në ultësirën perëndimore ndërsa temperaturat e ulta do të na shoqërojnë edhe gjatë natës” thekson Porja.
Ndërkohë era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 50 km/h dhe drejtim Lindor ndërsa dallgëzimi në det do të jetë deri në 5 ballë.
Sipas metereologes Porja duke filluar nga data 15 dhjetor në 75 përqind të territorit të vendit do të ketë reshje bore.