E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroaci, arratiset ish kryeministri. Fletë-arresti ndërkombëtar

Arratiset për ti shpëtuar gjykimit ish kryeministri kroat Ivo Sanader. Për shkak të hetimeve kundër tij për aferra korruptive ish kryeministri është arratisur jashtë vendi për t'i shpëtuar arrestimit. Sanader ka kaluar kufirin me shtetin fqinj Slloveninë, njoftoi Ministria e Brendshme në Zagreb. Pak më vonë parlamenti në kryeqytetin kroat i hoqi ish kryeministrit imunitetin si deputet, më vonë një gjykatë lëshoi urdhërarrestin.

Ai është larguar nga vendi të enjten, para se parlamenti t'i hiqte imuninetin.  Sanader, i cili nga viti 2003 deri 2009 drejtonte qeverinë kroate, akuzohet së është  përfshirë në disa aferra të mëdha korrupsioni. Vitin e kaluar, në mesin e mandatit si kryeministër, ai dha dorëheqjen në mënyrë të papritur.

Në janar zoti Sanader u përjashtua nga partia ne pushtet, Bashkimi Kristian-Demokrat. Udhëheqja aktuale e Kroacisë e ka shtuar luftën kundër korrupsionit. Nën pasuesen e Sanaderit, Jadranka Kosor u dënuan deri tani dy ish ministra dhe u arrestuan më shumë se 30 menaxherë. Kroacia kërkon të hyjë në BE në vitin 2012.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›