Sot do të votohet qeveria e re greke
Ligjvënësit grekë pritet të votojnë sot për të aprovuar qeverinë e re të vendit, e cila është e obliguar për zbatimin e reformave strikte të kërkuara nga kreditorët ndërkombëtar në këmbim të fondit që Greqisë i duhet për të shpëtuar nga falimentimi.
Qeveria e drejtuar nga kryeministri i ri, Lukas Papademos, një ish zëvendëspresident i Bankës Qendrore Evropiane, përfshin antarë të Partisë Socialiste, Partisë Konservative dhe asaj të Djathtë. Kabineti i ri do të ketë për detyrë të shtyjë përpara rritjen e taksave dhe shkrutimin e shpenzimeve.
Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë kërkuar një seri reformash përpara se t`i japin Athinës një kredi prej 8 miliardë eurosh.
Në një deklaratë të martën, presidenti amerikan Barak Obama i vlerësoi si "të forta dhe të thella" lidhjet mes grekëve dhe amerikanëve, dhe u zotua se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë me Greqinë në “këto kohë të vështira".