SOS, jetimet te "braktisur" nga ligji
Pervecse te braktisur nga prinderit tashme jane te braktisur edhe nga ligji, i cili duhet t'i mbroje deri ne moshen 18 vjecare. Jane pikerisht femijet jetime apo ata qe kane humbur nje prej prinderve, por qe tjetri nuk ka mundesi ekonomike per t'i mbajtur. E ndersa perballen me keto fatkeqesi te jetes, tashme duhet te perballen edhe me mangesite e ligjeve te hartuara nga politikberesit shqiptare, te cilet nuk kane parashikuar mbeshtetje per grupmoshen nga 14 deri ne 18 vjec.
Ligji
Te rinjte e grupmoshes 14-18 vjec, qe nuk kane kujdesin prinderor kane nevoje per me shume mbeshtetje nga shteti. Sipas nje studimi te kryer nga fshati SOS dhe nga Sherbimi Social Nderkombetar, rezulton se kjo grupmoshe, nuk ka mbeshtete dhe se ligji aktual ka nevoje qe te permiresohet, pasi ka mangesi. "Ligji aktual per jetimet e moshes mbi 14 vjec dhe deri kur ata nuk marrin me mbeshtetje nga shteti le shume per te deshiruar, pasi nuk ploteson shume pika dhe programe mbeshtetese per kete kategori" thuhet ne studimin e kryer nga fshati SOS dhe Sherbimi Social. Sipas ligjit, ne moshen 14 vjecare femijet largohen nga institucionet shteterore dhe vendosen ne konvikte, ata nuk kane me perkujdesje, nuk arsimohen dhe jetojne ne varferi. Mungesa e mbeshtetjes me programe, ben qe kjo kategori te jete e rriskuar ne te ardhmen. Sipas studimit kohet e fundit, ka nje tendence ne rritje te numrit te jetimeve sociale, femije qe kane humbur njerin nga prinderit ose kur per disa arsye, familja nuk ushtron dot kujdesin prinderor. Te dhenat tregoje se jane 608 femije jashte kujdesit prinderor, megjithate duke e krahasuar me vendet e rajonit, Shqiperia ka nje numer relativisht te vogel te te rinjve pa perkujdesje prinderore.
Perfitimet
Jetimi qe mbaron shkollen dhe nuk eshte sistemuar akoma ne pune, i jepet ndihme ekonomike, ndersa ata qe vazhdojne shkollat per periudhen e veres (pushimeve) trajtohen me pagese suplementare. Jetimet perfitojne sherbim shendetesor, dentar dhe medikamente mjekesore falas nga shteti, udhetojne me mjete transporti shteterore dhe private, kur nuk jane ne marredhenie pune, falas. Por drejtuesit e shoqates se jetimeve pak kohe me pare, kane deklaruar se asnje nga keto pika nuk plotesohet, pervec nenshkrimit te disa konventave nderkombetare. Kryetari i Shoqates se Jetimeve, Kadri Alia eshte shprehur se shume prej jetimeve flene rrugeve dhe gjate ketyre viteve te fundit, disa prej tyre kane humbur jeten ne palestra, kaldaja apo bodrume. "Shume prej jetimeve sot flene ne geto, qe eshte nje skandal i madh. Ky eshte i vetmi vend qe ne buxhetin e tij, nuk perfshin nje fond te vecante per jetimet. Asnje apartament nuk eshte ndare per jetimet gjate 18 viteve te fundit" eshte shprehur Alia. Sipas tij, pervoja ka treguar se duke mos pasur mbeshtetje familjare, jetimet kur arrije ne moshen madhore rrezikojne te mbeten ne varferi te plote. Nga te dhenat rezulton se 340 mije jetime, ne moshe madhore shumica e te cileve 25 deri ne 40 vjec, jetojne ne dhoma te konvikteve apo shkollave te mesme qe i ndajne mes shokeve. S. Isaku