E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia bllokon taksite dhe fugonat

GJIROKASTER - Policia Rrugore ka bllokuar 50 automjete, pasi nuk ishin te pajisur me dokumentacionin perkates. Pjesa me e madhe e tyre kane pasur targa false, duke bere qe pas zbulimit te tyre nga blute e rrugores, te shoqerohen per ne policine lokale. "Aktualisht keto mjete jane bllokuar ne baze te Kodit Rrugor, nderkohe qe vazhdojne procedurat ligjore ne lidhje me to", thote Blerim Laci, shef i Policise Rrugore ne Gjirokaster. Pjese e automjeteve te bllokuara nga Policia Rrugore e Gjirokastres kane qene edhe nje numer mjetesh te transportit publik, fugona dhe taksi, te cilat kane qene te palicencuara per keto sherbime. Nderkohe me fillimin e vitit eshte konstatuar rritja e numrit te automjeteve, qe qarkullojne me targa false. Sipas policise, ka nje tendence ne rritje te shofereve, te cilet i vendosin automjeteve targa false. B. K


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›