E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eugerti: Enderroj nje familje ideale

Deri para pak muajsh kane qene mesuesit, kujdestaret dhe shume persona te tjere, te cilet kujdeseshin ne nje fare menyre kurse tashme askush nuk e kujton ate. Sapo ka mbushur 14 vjec, shtepia e femijes ku jetonte Eugerti i ka hapur dyert duke e nxjerre perjashta, vetem me rrobat e trupit edhe nje cante ne kurriz. Te vetmin udhezim qe i kane dhene ka qene te shkoje ne nje konvikt ne qytetin e Durresit, aty ku ishin strehuar edhe dhjetera femije qe kishin fatin e tij, jetime. "Ditelindjen e prisja me shume gezim por edhe me shume hidherim pasi e dija se cfare me priste, qe do te me nxirrnin nga shtepia ku une jetoja. E vetmja "shtepi" qe do te kisha do te ishte nje konvikt ku jetojne edhe jetime te tjere, ku nje dhome ndahet mes shume shokesh te tjere dhe qe nuk ka asnje kusht, apo mobilie tjeter" pohon Eugerti. E ndersa me ze te forte kerkon qe te kete nje mbeshtetje te madhe nga shteti, deri sa ata te pakten te kene nje moshe madhore, kur mund te perballen edhe me punen. "Sot mesoj me ato pak mundesi qe kam i blej librat, dua te behem nje avokat i zoti edhe te krijoj nje familje e cila te jete ideale. Ku femijet e mi te njohin prinderit dhe te mos kene asnje mungese, ashtu sic une vuaj sot" pohon me lot ne sy 14 vjecari. Duke treguar per kushtet e veshtira ne te cilat jeton, ai kerkon nga shteti nje mbeshtetje te madhe e cila t'i ofroje nje vend per te jetuar, ku edhe kushtet te jene te pranueshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›