E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, makina del nga rruga, vdesin 3 shqiptarë

PERUXHIA- Tre shtetas shqiptarë kanë gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti automobilistik në Foligno të Peruxhias. Makina me të cilan udhëtonin Agustin Pjetri 22 vjec, Marjol Koni 18 vjec dhe 44 vjecari Sadik Kurti ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit ndërsa mësohet se makina drejtohej nga 18 vjecari Marjol Koni i cili ka vdekur në vend bashkë me Agustin Pjetrin.
44 vjecari Kurti është nisur menjëherë drejt spitalit por nuk ka mundur të mbijetojë.

Ngjarja e ndodhur rreth mesditës së sotme është bërë e ditur nga shqiptarë të tjerë të cilët ishin nisur drejt të njëjtit vend me viktimat, por me një tjetër makinë.
Policia italiane ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ndërkohë që kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë që u kushtoi jetën 3 emigrantëve shqiptarë.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›