E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish të burgosurit politikë, në grevë urie prej 32 ditësh

TIRANE- Ish të burgosurit politikë kanë hyrë sot në ditën e 32-të të grevës së urisë. Ndonëse deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje për kërkesat e tyre, ish të burgosurit politikë janë të vendosur për ta cuar grevën e urisë deri në fund. Mbrëmjen e djeshme dy prej grevistëve janë dërguar me urgjencë në spital për shkak të gjendjes së tyre të përkeqësuar. Sipas tyre indiferenca e qeverisë është e pakuptimtë.

Ndonëse ka më shumë se një muaj nga vendimi për tu vetflijuar në këmbim të plotësimit të kërkesave të tyre, ish të burgosurit politikë gjejnë forcë për të uruar shqiptarët për festën e Kurban Bajramit.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›