E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova më shumë policë kufitarë në 2010

PRISHTINE- EULEX-i dhe Qeveria e Kosovës kanë rënë dakord që të rritet numri i policëve kufitarë në të gjithë kufijtë e Kosovës paralelisht me procesin e reduktimin e KFOR-it.

Deri tani nuk kanë përcaktuar qartë numrin dhe kohën e rritjes së prezencës policore në pasi gjithçka ende varet nga dinamika e reduktimit të trupave paqeruajtëse –KFOR-it.

Ministri i Punëve të Brendshme Zenun Pajaziti tha se bëhet fjalë për një plan të rritjes së sigurisë në kufij përmes zëvendësimit të forcave të KFOR-it me pjesëtarë të policisë.

“Është një plan gradual që pritet të fillojë nga viti 2010 dhe gjithçka varet nga dinamika e reduktimit të trupave të KFOR. Do të jetë një prezencë e shtuar policore, sipas nevojave, në të gjithë kufijtë jo vetëm në veri”, ka sqaruar ministri Pajaziti.

Procesi do të fillojë me sektorin e kufirit me Shqipërinë, ndërsa e fundit do të jetë pjesa e kufirit me Serbinë. Aktualisht Policia kufitare e Kosovës numëron 1043 policë, që sipas standardeve përllogaritet të jetë numër i vogël për të mbuluar vijën kufitare të Kosovës.
(s.g/rtk/ BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›