E Diel, 1 Nëntor 2026

"Kutitë" Deputetët e PS: Aksioni politik do vazhdojë

TIRANE- Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes se Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, deputetët socialistë dënuan gjuhën e ashpër të përdorur nga kryeministri Berisha në drejtim të kreut socialist Edi Rama.
“E paralajmërojmë kryeministrin të heqë dorë nga gjuha e viti 1997 përndryshe do të mbajë jo vetëm përgjegjësi historike por edhe ligjore” theksoi deputeti Blendi Klosi përmes një konference për mediat nga selia rozë.

Ndërsa theksuan bindjen për të cuar deri në fund veprimin politik në kërkim të transparencës së zgjedhjeve të 28 qershorit, deputetët socialistë i bëjnë thirrje presidenti Topi dhe institucioneve kushtetuese të dalin në mbrojtje të votës së shqiptarëve dhe të garantojnë transparencën e zgjedhjeve.

“Jemi të bindur për të vzahduar protestat bashkë me shqipëtarët për të cilët liria e votës është garanci e cdo të drejte. Ne deputetët socialistë, duke falenderuar qindra mijra shqipëtarë që na mbështesim jemi gati të përballemi me diktatorin e fundit në Europë” theksoi Klosi.

Mbledhja e Grupit Kuvendor socialist erdhi pas gjuhës së pazakontë të përdorur nga kryeministri Berisha duke sulmuar në mënyrën më të ashpër kreun e PS-së Edi Rama. Duke folur nga salla e Kuvendit mbrëmjen e djeshme, Berisha e cilësoi Ramën si të degraduar moralisht madje duke mos kursyer as familjen e tij. Kryesocialisti reagoi menjëherë duke u shprehur se vendi e demokracia janë në rrezik, për shkak se sic tha ai, drejtohemi nga një njeri qe ka humbur ekuilibrin mendor.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›