E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, mbi 300 emigrantë zbarkojnë brigjet e Sicilisë

Sicili(start)- Më tepër se 300 emigrantë kanë mbërritur në brigjet italiane natën e shkuar, në ishullin e vogël Lampeduza, që ndodhet në Sicili. Një anije me 199 persona, 21 prej të cilëve gra, u vu nën kontroll afro 70 kilometra në afërsi të Lampeduzës. Dy motovedeta të rojave bregdetare e ndaluan dhe nxorën në breg pasagjerët të cilët u dërguan në një kamp. Gjatë natës, një anije me 51 emigrantë u ndalua gjithashtu në afërsi të brigjeve të ishullit të vogël.

Ndërsa sot në mëngjes, një anije tjetër me rreth 60 persona u dallua nga një anije peshkimi rreth 30 kilometra nga Lampeduza dhe u vu nën kontroll nga një motovedetë e rojave bregdetare. Gjashtë emigrantë të tjerë arritën të hidheshin nga anijet e tyre në Pocalo, në jug të Sicilisë, por u arrestuan më tej nga autoritetet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›