Siri, Assad: Izraeli të japë prova për paqen
Damask (start)-Presidenti i Sirisë Bachar al-Assad, i bëri thirrje sot Izraelit, të japë prova të vullnetit të tij për paqen. Assad tha se paqja për Izraelin është një akt taktik dhe jo një zgjidhje strategjike, ndaj sipas tij Izraeli duhet të japë prova të vullnetit të tij për paqe, sepse janë izraelitët që mbajnë të pushtuara tokat tona dhe që sulmojnë popullin tonë. Bisedime jo të drejtpërdrejta mes Sirisë dhe Izraelit kanë filluar edhe në maj me ndërmjetësinë e Turqisë, por janë ndërprerë që në muajin korrik për shkak të politikës së brendshme në Izrael.
|"Deri tani, slogani i paqes është përdorur në Izrael për qëllime të politikës së brendshme. Opinioni botëror i ka besuar manovrat e izraelitëve", shtoi drejtuesi sirian. "Siria ka vendosur t'i rifillojë bisedimet e paqes me Izraelin me ndërmjetësinë e Turqisë, sepse dëshiron arritjen e një paqeje të drejtë dhe globale dhe të sigurojë të drejtat e saj, që nuk mund të bëhen objekt lëshimesh", deklaroi Assad.