E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, miratohet paketa e masave antikrizë

ITALI-  Senati italian miratoi sot përfundimisht planin e masave të rrepta antikrizë të qeverisë Mario Monti, që parashikon 20 miliardë euro rregullime buxhetore për arritjen e ekuilibrit të financave publike në 2013.

Senatorët votuan me shumicë të gjerë prej 257 votash për vënien në zbatim të planit, të miratuar tashmë më 16 dhjetor nga Dhoma e Deputetëve.

Vetëm 41 senatorë të dalë nga parti populiste protestuese si partia e djathtë Liga e Veriut dhe ajo e majtë Italia e Vlerave votuan kundër.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›