Korçë, kërkohen 15 vite burg për babain monstër

15 vite burg është masa e dënimit e kërkuar për shtetasin Pëllumb Mullai.
Gjithashtu, me nga 15 vite burg kërkohet edhe për shtetasin Andrea Nameti, 69-vjeç si dhe Skënder Korollarin. Ndërsa për klientët e moshuar, Nevruz Kollani, 82-vjeç dhe Ndoci Koci, 86-vjeç, prokuroria dha nga 10 vjet burg për secilin.
Ngjarja u zbulua nga policia më 14 prill të këtij viti, ku shtetasi Mullai, nxirrte në rrugë për të prostituuar vajzat 8 dhe 10 vjeçe.
Nga operacioni i koduar “Junior”, në atë kohë u ndaluan shtetasit; Pëllumb Mullaj, 52 vjeç nga qyteti i Korçës, babai i vajzave; Andrea Nameti, 62-vjeç, banues në fshatin Mborje-Korçë, i dënuar me parë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, Skënder Korollari, 35-vjeç banues në fshatin Mborje-Korçe dhe Nevrus Kollani.
Sipas policisë, shtetasi Pëllumb Mullai akuzohet se gjatë viteve 2004, 2005 dhe 2006 ka shfrytëzuar për qëllime prostitucioni 2 vajzat e tij të mitura të moshës rreth 8 dhe 10 vjeç me inicialet I.P dhe M.P. /Start/
2011-12-22 10:50