Avokati i Popullit, votohet unanimisht në Kuvend Igli Totozani
Tiranë- Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 127 vota pro kandidatin e propozuar nga PS-ja Igli Totozanin, për në krye të institucionit të Akokatit të Popullit. Gjatë votimit, Totozani mori vetëm 2 vota kundër.
Ndërkaq propozimi tjetër i Partisë Socialiste për heqjen dhe uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për disa produkte ushqimore, energjisë elektrike dhe barnat u hodh poshtë nga votat e mazhorancës. Kështu që 71 deputetë të maxhorancës votuan kundër heqjes dhe uljes së TVSH-së, kundrejt 63 votave të opozitës.
Nismat e Partia Socialiste për heqjen e TVSH për disa produkte ushqimore dhe energjisë elektrike janë rrezuar më herët nga Komisioni i Ekonomisë. Kështu për shkak të numrit të votave në Parlament sot pesoi të njejtin fat.
Ndërsa mbikëqyrja elektronike e të burgosurve u miratua me 71 vota pro dhe 63 kundër. Ky pr/ligj parashikon që nga 1 prilli i vitit i 2012-ës, 300 çipa elektronikë që do të jenë të disponueshëm për të burgosurit. Kjo ishte edhe seanca e fundit plenare për këtë vit.
Shkrime të tjera me interes:
- Avokati i Popullit- Ligjet, miratohet me konsensus Igli Totozani Tiranë- Kandidatura e Igli Totozanit për kreun e Avokatit të...
- Avokati i Populli, Igli Totozani është i përzgjedhuri i PS-së Tiranë- Igli Totozani është i perzgjedhuri i Partisë Socialiste për...
- Komisioni i Ekonomisë: Nuk do të hiqet TVSH-ja për ushqimet Tiranë- Propozimi i Partisë Socialiste për uljen e TVSH-së për...