E Diel, 1 Nëntor 2026

Alternativa Civile: Drejtorët e arsimit jo politikë, të zgjidhen me votë

Sot në Shqipëri, çdo lloj organizimi publik ka në themel politikën. Shoqëria vetë ka kohë që nuk organizohet, nuk feston dot vetë dhe nuk proteston dot vetë. Eshtë politika ajo që e organizon dhe e shfrytëzon shoqërinë, është politika që i organizon asaj edhe ditëlindjen edhe funeralin. Kjo skemë e kontrollit të gjithë jetës publike e shoqërore nga klasa politike, ka lënë mënjanë dhe ka neglizhuar kapacitete të mëdha intelektuale, ka lënë mënjanë e ka naglizhuar energji të mëdha njerëzore, duke shterur edhe vetvehten nga prodhimi i ideve dhe alternativave. Për pasojë, politika shqiptare është sunduar e sundohet nga një luftë e paprincipë, një sherrnajë e brendshme e mbushur me sharrje e mallkime dhe pak gjen përplasje idesh dhe alternativash, se si mund dhe duhen bërë më mirë punët e këtij vendi.
Me mbështetjen e Ambasadës Amerikane, një grup intelektualësh promovuan të enjten ne Tirane lëvizjen më të re shoqërore, Alternativa Civile. Anëtarët e saj janë intelektualë të fushave të ndryshme që janë trajnuar në Shtetet e Bashkuara, por asaj i janë bashkuara edhe shunmë të tjerë, në qytete të ndryshme të vendit, që nuk kanë marrë pjesë në këto programe.
Me moton Mos thuaj duhet bërë, por bëj edhe ti diçka, Alternativa Civile, ka për qëllim prodhimin e nismave dhe ideve, në shërbim të përmirësimit të demokracisë dhe të drejtave të njeriut.
Në takimin promovues të Alternativës Civile, u bë publike edhe nisma e parë ligjore, ajo e sanksionimit në ligjin për arsuimin parauniversitar të praktikës amerikane dhe vendeve të tjera demokratike, për zgjedhjen me votë të drejtuesve të arsimit dhe atyre të shkollave.
Të gjithë e dimë, se me rrotacionin e forcave politike, sektori i arsimit pëson një transfuzion me përmasa traumatike për sistemin. Në krye të arsimit në rrethe vendosen njerëzit që bëjnë pjesë në skalionin e parë të militanteve partiakë dhe detyra e parë e tyre është të sistemojë në punë mësuesit që kanë kontribuar në fushatat elektorale. Eshtë e pakonceptueshme, që me ndërrimin e pushteteve ndërrohen të gjithë drejtorët e shkollave dhe të kopshteve, e madje deri edhe roja i portës së jashtme. Politikën e kuadrit nuk e bëjnë më zyrat e burimeve njerëzore, por dega e partisë në rreth, e cila harton dy palë lista; e para me mesuesit që duhet të shkarkohen, që i përkasin tashmë opozitës dhe e dyta, me mësuesit që duhet të emërohen, që i përkasin mazhorancës. Diploma dhe dëshmitë kualifikuese zëvendësohen nga rekomandimet partiake. Sipas të dhënave, vetëm në zgjedhjet e 2005-ës, u ndërruan 35% e mësuesve, duke larguar ata të krahut të kundërt, dhe sjellë ngjyrat e tyre. Ndërkohë që rasti më i fundit, vetëm në Kamëz, pak ditë para zgjedhjeve vendore u futën në shkolla 65 mësues, për tu shkarkuar sërish dhjetë ditë para se në të mblidhemi në këtë tryezë. Mendojmë se edhe në sektorin e ndërtimit ka më shumë stabilitet dhe seriozitet në punësimin e muratorëve.
Ky lloj rrotacioni trondit nga themelet profesionalizmin në arsim dhe stimulon politizimin e mësuesve, të cilët, për ti shpëtuar shkarkimeve apo transferimeve të tipit internim, detyrohet të atashohen pranë partive politike. Pjesë e kësaj bindjeje të verbër politike, drejtuesit e shkollave dhe arsimit i shndërrojnë armatat e mësuesve, e akoma me keq edhe të nxënësve, në turma mitingjesh që duhet të mbushin sheshet e qytetit të tyre, apo të transportohen me autobuzë si mitingashë të importuar.
Në projektligjin për arsimin parauniversitar, që është në fazë hartimi, në Nenin 66, pika 1, thuhet: Drejtori i institucionit arsimor publik, përzgjidhet me konkurim të hapur dhe ka mandat pesëvjeçar të përsëritshëm. Ai emërohet nga drejtori i njësisë arsimore vendore përkatëse, pas propozimit të dy kandidatëve të përzgjedhur nga një komision i përbërë nga përfaqësues të grupeve të interesit. Kriteret për drejtor, procedura e përzgjedhjes dhe të emërimit si dhe përbërja e komisionit, përcaktohen nga ministri me akte nënligjore, pasi merret paraprakisht mendimi i KKAP (Këshilli Kombëtar i Arsimit Parauniversitar).
Për gjithë ata që e dinë si përkthehet ky ligj në terrenin shqiptar, e ka të qartë, se këtu nuk ka asnjë pengesë ligjore, që meqënëse ministri, anëtarët e KKAP, dhe drejtori i njësisë arsimore vendore përkatëse, zgjidhen nga kryeministri dhe ministri, është matematike, që gjithë piramida mësimdhënëse, do jetë ideologjikisht e indoktrinuar, politikisht e seleksionuar, dhe praktikisht e partizuar.
Alternativa Civile, në përpjekje për të zbehur ndikimin e politikës në arsim, propozi ndryshimin e këtij neni dhe sanksionimin e zgjedhjes së tyre me votë.
1- Drejtori i Njësisë Arsimore Vendore, ose ai qe e i themi drejtori i arsimit te qytetiti apo rrethit, të zgjidhet me votim nga komuniteti i mësuesve i kësaj njësie vendore. Kandidatët duhet të plotësijnë kriteret e kërkuara nga ligji dhe trainimet e nevojshme që kërkon posti. Kandidaturat, nuk duhet të jenë të propozuara nga parti politike apo sindikata, por të jenë individuale. Mandati i drejtorit, të jetë jo më shumë se katër vjet, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë, dhe jo më shumë se dy mandate në gjithë karierën e tij.

2- Drejtori i Institucionit Arsimor, drejtori i shkolles, të zgjidhet me votim nga komuniteti i prindërve të këtij institucioni. Kandidatët duhet të plotësijnë kriteret e kërkuara nga ligji dhe trainimet e nevojshme që kërkon posti. Kandidaturat, nuk duhet të jenë të propozuara nga parti politike apo sindikata, por të jenë individuale. Mandati i drejtorit, të jetë jo më shumë se katër vjet, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë, dhe jo më shumë se dy mandate në gjithë karierën e tij.
Kjo nismë do të behët objekt diskutimi me komunitetin e mesuesve dhe më pas drafti final di ti paraqitet Ministrisë së Arsimit dhe grupi parlamentar për arsimin. Në takimin promovues u publikua edhe programi i kësaj lëvizjeje, në të cilin përfhsihet edhe nisma ligjore për kufizimin e numrit të mandatetev të të zgjedhurve vendorë.
Pjesë e kësaj lavizjeje janë gazetari Mentor Kikia, diplomati Dritan Hila, ish rektorët e universitetit të Tiranës dhe Shkodrës Shazai Srokaj dhe Mahir Hoti, pedagogët Zamira Çavo, Rrapo Zguri, Genta Skura, Bledar Kurti, si dhe intelektualë të tjëra dhe drejtues organizatash të shoqërisë civile.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Lind “Alternativa Civile”, nevojë për një shoqëri civile më aktive Në mënyrë graduale, politika përcau dhe zhbëri sindikalizmin. Krerët e...
  2. Ditë zie në Prishtinë, homazhe për drejtorin e arsimit Kryeqyteti kosovar, Prishtina është në ditë zie sot në shenjë...
  3. Piramidat e arsimit të lartë që shesin diploma Tiranë Universitetet private janë sot një nga bizneset më...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›