Hyka e Salihi, shpresa e Han ndaj Portugalisë
Altin Latifi
Përveç humbjes, sfida me Hungarinë ka lënë pas edhe një seri dëmtimesh, duke bërë që kombëtarja kuqezi të zhvendoset drejt Portugalisë e cunguar dhe thuajse pa asnjë shans real. Përballë do të jetë një ekip i "uritur" për pikë dhe që ka në përbërje disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit botëror. Trajneri Han ka kërkuar më patjetër nga stafi mjekësor rekuperimin e Jahmir Hykës dhe të Hamdi Salihit, në mënyrë që skuadra të ketë mundësi të luajë në kundërsulm. Në këto momente, shkodrani ka më shumë shanse riaftësimi, ndërsa për fantazistin që luan me Maincin, do të vendoset vetëm ditën e martë. Hyka pësoi një ndërhyrje të ashpër nga mesfushori hungarez Pal Dardai dhe kjo e detyroi të linte fushën e lojës vetëm 30 minuta pasi u fut në vend të Vangjelit. Edhe ky i fundit pësoi një dëmtim në kofshë, por që duket se është më i lehtë sesa i Hykës. Lajmi i mirë vjen nga Lorik Cana, i cili nuk ka asnjë problem dhe do të jetë nën urdhrat e Han për sfidën e të mërkurës. Ndërkaq, Armend Dallku ka folur me Han dhe do të largohet drejt Ukrainës, pasi nuk mund të luajë të mërkurën për arsye kartonash. Mungesa e tij do të jetë një problem më shumë për kuqezinjtë, duke parë se kosovari është një kollonë në krahun e djathtë.
Skuadra
Kundër Portugalisë, Shqipëria do të futet në fushë me një skuadër vërtetë të cunguar për shkak të dëmtimeve të shumta. Në vend të Dallkut në krahun e djathtë do të luajë Andi Lila, ndërsa në të majtë pritet rekuperimi i Vangjelit. Në të kundërt, Ari Han duhet të improvizojë dhe një gjë e tillë nuk është e lehtë. Sepse, përballë në atë krah do të jetë lojtari më i mirë në botë për momentin, Kristiano Ronaldo. A mund ta mbajë Agolli? Është kjo dilema që duhet zgjidhur. Sa i përket mesfushës, treshja Cana-Lala-Skela do ta nisë si zakonisht nga minuta e parë, ndërsa dy emrat e tjerë mbeten ende për t'u zgjidhur. Duket e sigurtë ulja në stol e Duros dhe zëvendësimi i tij me Berishën. Mesfushori që luan në Qipro me Omonian e Nikozias, tregoi se është tërësisht jashtë forme ditën e shtunë, duke gabuar në çdo moment dhe duke mos prekur më shumë se 5-6 topa gjatë gjithë 90 minutëshit. Në vend të tij, titullar pritet të luajë Besart Berisha, i cili është parë të largohet tepër i mërzitur në fund të ndeshjes me Hungarinë. Sulmuesi i Rozenborgut në kampionatin norvegjez mendonte se do të ishte titullar, por Ari Han nuk e la të futej në fushë për asnjë minutë, ndonëse Duro ishte duke stonuar si kurrë ndonjëherë në krahun e djathtë.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)