Itali, nderron jete Nafie Laci
Ka nderruar jete dje ne spitalin e Brindisit nje prej pacienteve te plagosura ne fabriken e cmontimit te armeve ne Gerdec. Eshte pikerisht Nafie Laci, 37 vjecarja e cila nuk ka mundur tu beje dot balle plageve te marra gjate shperthimit. Lajmin per vdekjen e 37 vjecares e ka konfirmuar Ministra e Shendetesise, nderkohe qe gjate diteve ne vazhdim pritet qe trupi i saj te mberrije ne Shqiperi. Me vdekjen e 37 vjecares, numri i viktimave si pasoje e shperthimit shkon ne 22. Deri tani 19 viktima jane identifikuar kurse tre te tjera ndodhen ne morgun e Tiranes.
Kurimi
Vetem nje dite pas ndodhjes se tragjedise duke pare se mbi 60 per qind e trupit te 37 vjecares ishte i djegur, mjeket e djegie-plastikes kane marre vendimin per ta kuruar ate jashte shtetit. Fale marreveshjes se nenshkruar me Ambasaden Italiane, 16 pacientet qe ishin ne gjendje me te rende do te merrnin nje trajtim me te specializuar ne shtetin fqinje. Por, pavaresisht ketij trajtimi Nafie Laci nuk ka mundur tu beje dot balle plageve te cilet kishin zene me teper se gjysmen e trupit te saj.
Rastet
Vdekja e pacientes 37 vjecare ne spitalin e Brindisit shenon edhe rastin e dyte, te personave te plagosur ne Gerdec te cilet humbin jeten ne spitalet Italiane per shkak te plageve te medha. Keshtu vetem pak dite me pare, Azem Ameliu, humbi jeten ne spitalin e Brindizit, dhe ceremonia mortore eshte kryer vetem 4 dite me pare ne kryeqytet. Nderkohe, per pacientet e tjere raportohet nje gjendje me e mire shendetesore pas nderhyrjeve kirurgjikale te kryera nga mjeket dhe kirurget italiane dhe greke.
SSSASS