E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerdec, groposen 246 kafshe te ngordhura

Zona e vendosur ne karantine ushtarake, fshati Gerdec, ka nisur te pastrohet nga kafshet e ngordhura, te cilat sipas specialisteve jane edhe shkaktari kryesor i shperthimi te epidemive. Menjehere pas kontrolleve qe jane bere ne zone ka rezultuar se jane rreth 246 kafshe qe kane ngordhur gjate shperthimit. Sipas te dhenave ka rezultuar se nje pjese e madhe e ketyre bagetive ishte zene nga ndertesat, kurse pjesa tjeter eshte goditur nga predhat te cilat kane shkaktuar edhe ngordhjen e tyre. "Nga inspektoret sanitare veterinare eshte bere eliminimi i kafsheve te ngordhura ne zonen e Gerdecit deklarohen se deri me tani jane groposur 246 kafshe te buta", ka theksuar zedhenesja e Ministrise se Shendetesise, Zhaneta Tomcini. Sipas saj, specialistet veterinere kane kryer te gjitha proceset e duhura duke filluar qe nga groposja e katre kafsheve ne thellesi te medha e deri tek dezinfektimi i zones. Keshtu groposja e kafsheve eshte bere ne gropa masive mbi 5 metra te gjata dhe me nje thellesi 3 metra nen toke. Nderkohe qe eshte shtuar edhe nje sasi prej 1.5 metrash dhe mbi siperfaqe. "Kjo procedure eshte kryer nen masa te rrepta nga specialiste veterinere, duke kryer edhe dezinfektimin e zones, por edhe larg qendrave te banuara", ka pohuar zyrtarisht MSH. Sipas ketij institucioni eliminimi i kafsheve te ngordhura ne zonen e Gerdecit dhe ate te Marqinetit ka perfunduar, nderkohe qe po kontrollohen zona te tjera prane per largimin dhe asgjesimin e kafsheve te ngordhura.

SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›