Oketa-Patozi:"Zhdemtimi i shtepive, ne kohe rekord"
Fondi i emergjences per familjet e demtuara qe nuk mund te banojne me ne shtepite e tyre ka filluar te shperndahet. Kete pohuan dje Astrit Patozi, kryetari i Grupit Parlamentar te Partise Demokratike dhe Gazmend Oketa, zevendeskryeminister ne detyre e Minister i Mbrojtjes i dekretuar. "Pritet qe te perfundoje perllogaritja totale e te gjitha demeve te shkaktuar nga fatkeqesia dhe ne nje kohe rekord, ndoshta brenda javes se ardhshme mund te rimbursohen te gjithe te demtuarit", deklaroi Patozi gjate vizites se tij ne Kavaleshence (Shtepia e Pushimit te Ushtarakeve) ne Durres, ku dhe jane strehuar 400 familje te evakuuara. Oketa falenderoi qytetaret, biznesmenet dhe organizatat vendase e te huaja, "per sensibilitetin e larte dhe solidaritetin e deshmuar ne tragjedine e Gerdecit". Sakaq, Oketa kerkoi qe te mos krijohet konfuzion ne ndihmen njerezore ndaj fatkeqeve te 15 marsit. "Duke i dorezuar keto ndihma ne numrat e llogarive te bera publike dhe duke lajmeruar Shtabin e Emergjencave, do te behet i mundur menjanimi i cdo lloj abuzimi me to", siguroi Oketa. Ai vecoi dhe kerkesen qe, "per te siguruar shperndarje sa me te barabarte te ketyre fondeve te qytetaret e demtuar, donacionet ne te holla te adresohen ne numrat e llogarise te bera publike ne fondin e ngritur per tragjedine e Gerdecit".
SSSASS