E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zeneli: S'e dime ende numrin e te zhdukurve

"Ende nuk e dime numrin e sakte te personave te zhdukur ne shperthimin e fabrikes se cmontimit te municioneve por jemi duke pritur rezultatet e analizave te ADN-se, per trupat qe ndodhen ne morg dhe me pas jemi te qarte se kush mungon", tha nje dite me pare zv.komandanti i operacionit "Gerdec '08", Xhevdet Zeneli, nga shtabi i ngritur ne ne Gerdec. Sipas tij, ne diten e tete te tragjedise se gerdecit Zevendeskomandanti i operacionit "Gerdec 2008" ben bilancin e punes se grupit te drejtuar prej tij. Kolonel Xhevdet Zeneli ne nje deklarate per shtyp beri te dje se jane 1800 predha te grumbulluara ne zonen perreth shperthimit si dhe 24 makina me copa predhash te cilat tashme jane larguar nga zona. Sipas tij mesohet se 660 predha te rrezikshme jane grumbulluar nga forcat e kerkim-shpetimit dhe me pas me mjetet e transportit te ushtrise jane larguar prej Gerdecit dhe fshatrave perreth tij. Zevendesdrejtori operacionit pohoi se deri tani jane pastruar nga lendet plasese dhe predhat 606 shtepi dhe 8700 meter linear rruge. Nderkohe qe jane derguar ne Gerdec dhe fshatrat Marqinet 20 ton ushqime, per banoret te cilet tashme jane kthyer ne fshatin e tyre. Sipas te njejtave burime mesohet se 70 per qind e zones konsiderohet e pastruar, por ekziston ende rreziku ne kete zone, per shkak te ndonje mbetje ne kodrat prane fshatit te tragjedise. Forcat ushtarake shqiptare te ndihmuara dhe nga eksperte nga Kosova kane vazhduar dhe dje operacionin e kerkim-shpetimit ne zonen shperthimit te fabrike se demontimit te armeve luftarake dhe municioneve. Zevendeskomandanti i operacionit "Gerdec 2008" Kolonel Xhevdet Zeneli se ka ende familjare qe kerkojne trupat e te afermve te tyre ne zonen e kraterit nderkohe qe priten analizat e ADN-se per te percaktuar identitet e tre viktimave qe ndodhen ne morgun e Tiranes. "Ende nuk dime numrin e sakte te njerezve te zhdukur, por ekziston ende nje familje qe kerkon te afermit e saj".
SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›