E Hënë, 2 Nëntor 2026

Berluskoni propozon modifikim të rregullores parlamentare

Romë - Kryeministri italian Silvio Berlusconi ka propozuar një modifikim të rregullores parlamentare sipas të cilit, për aprovimin e një ligji nuk do të nevojitet me vota e të gjithë parlamentarëve por, vetëm vota e kryetarëve të grupeve parlamentare. Llogjika e këtij modifikimi mbështetet në faktin se për aprovimin e ligjeve në Itali kalon një kohë shumë e gjatë dhe shpesh herë deprimuese për pjesën më të madhe të parlamentarëve. Kështu që sipas Kryeministrit italian, do të mjaftonte vetëm një vote, ajo e kyetarit të grupit, për të bërë ligjet. Por, me këtë ligj mund ti thuhet lamtumirë principit të rapresentativitetit të politikës në të njëjtën kohë edhe funksionit të demokracisë parlamentare.

Kanë qenë të shumta reagimet që ky propozim ka ngjallur, nga njëra anë vetë Kryetari i Dhomës së deputetëve Gianfranco Fini e ka quajtur idenë e aleatit të tij si të “pamundur”, nga ana tjetër sekretari i PD Dario Franceschini shprehet se “ përballë këtyre modifikimeve nuk dihet se duhet të qeshim ose të qajmë”.

Per Start nga Roma, Enkes Hysendhima

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›