Mbretëria e Bashkuar perjashton një funksionar
Mbretëria e Bashkuar ka përjasjtuar një funksionar të ambasadës ruse. Ky veprim ka provokuar reagimin e menjëhershëm të Moskës, e cila nga ana e saj ka përjashtuar një funksionar britanik të ambasadës britanike në Rusi. Lajmi bëhet i ditur nga një komunikatë e Londrës sipas së cilës bëhet e ditur se përjashtimi i diplomatit rus është kërkuar që në 10 dhjetor, pasi ky i fundit ka treguar qartë prova se ishte i përfshirë në aktivitetet e shërbimeve ruse, kundër interesave britanike. Tashmë të dy funksionarët kanë lënë misionet e tyre diplomatike.