Itali, nis betimi i qeverisë Monti
Ka nisur betimi i qeverisë së re italiane me në krye kryeministrin Mario Montin. Betimi po kryhet para presidentit të vendit Giorgio Napolitano ku 17 ministrat po betohen mbi kushtetutën në sallën e Kurinalit.
Më herët kreu i qeverisë i ngarkuar për ta drejtuar atë, ka prezantuar listën e ministrave që do të jenë pjesë e këtij kabineti .Shume poste të rëndësishme i janë besuar femrave, që zënë sipas Montit një vend të çmuar në këtë kabinet.
Ja përbërja e qeverisë së re italiane
Kryeministër dhe ministër i ekonomisë: Mario Monti
Ministra pa portofolë: Enzo Moavero Milanesi, Piero Gnudi, Fabrizio Barca, Piero Giarda e Fabrizio Riccardi
Ministri i jashtëm: Giulio Terzi
Ministër i brendshëm: Anna Maria Cancellieri
Ministër i drejtësisë: Paola Severino,
Ministër i mbrojtjes: Gianpaolo di Paola
Ministër i zhvillimeve ekonomike dhe transportit: Corrado Passera
Ministër i bujqësisë: Mario Catania
Ministër i mjedisit: Mario Clini
Ministri i punës dhe çështjeve sociale: Elsa Fornero
Ministër i shëndetësisë: Renato Balduzzi
Ministër i kulturës: Lorenzo Ornaghi
Detyra e qeverisë së re italiane është të shmangë krizën finaciare dhe politike e cila ka rritur kostot e huamarrjes në nivele të paqëndrueshme. Qëllimi i Romës zyrtare është të nisë të reduktojë borxhin prej 120% të PBB-së, duke nisur nga viti i ardhshëm. Sipas planit të miratuar mbi reformat, do të kursehen 60 miliardë euro në tre vitet e ardhshëm nga shkurtimi i investimeve dhe rritja e taksave.