E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermani, ministri i Brendshëm kërkon regjistër për neonazistët

Në këtë regjistër duhet të mblidhen të dhënat për ekstremistët e djathtë, për të cilët dyshohet se janë të gatshëm të ushtrojnë dhunë dhe aktet e dhunës me motiv të djathtë politik, tha politikani kristiansocial për gazetën "Süddeutsche Zeitung".

Dyshime mbi organin e mbrojtjes kushtetuese

Në kuadër të hetimeve të serisë së vrasjeve të treshes neonaziste nga Turingjia, gjithnjë e më shumë po hidhet një hije e dyshimtë në punën e organit për mbrojtjen kushtetuese. 

Një bashkëpunëtor në Hessen është e mundur të ketë qenë në vendin e ngjarjes kur janë kryer disa nga vrasjet e të huajve. Kryetari i komisionit parlamentar për kontrollin e shërbimeve sekrete, socialdemokrati Thomas Opperman, nuk deshi të japë hollësi të tjera. Nga viti 2000 deri në vitin 2007 neonazistët kanë vrarë në Gjermani tetë turq, një grek dhe një police. Punë e tyre kanë qenë edhe disa sulme me bomba raporton DW-ja./Start/

                                                                                             2011-11-16 10:23
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›