E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Osama bin Laden ishte i ndjeshëm dhe i sjellshëm”

Al-Zauahiri, i cili mori drejtimin e Al-Kaedës pas vrasjes së Bin Ladenit në muajin maj në Pakistan, tha se ish-lideri ishte një burrë i ndjeshëm dhe mendjenja të rafinuara. Videoja 30 minutëshe është publikuar në disa uebsajte në internet.

Zauahiri tha se e bëri këtë video për të treguar “anën njerëzore” të Osama bin Ladenit dhe që t’iu tregojë njerëzve për besnikërinë e tij të madhe.

“Njerëzit nuk e dinë se ky burrë ishte i ndjeshëm, i sjellshëm, me ndjenja të rafinuara, madje edhe kur jeta ishte e vështirë”, tha Zauahiri duke shtuar se “nuk kemi parë kurrë si ai”./Start/F. P/

                                                                                             2011-11-16 10:12
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›