Monti pritet të shpallë qeverinë e re italiane

Mario Monti pritet të takojë Presidentin Xhorxho Napoletano, për t’i paraqitur zyrtarisht emrat e kandidatëve për ministra, shumica prej të cilëve teknokratë, raporton media italiane.
Monti tha mbrëmjen e djeshme se Italia do të bënte sakrifica për të kaluar krizën e borxheve.
“Do doja të konfirmoja me gjakftohtësi dhe me bindje aftësitë e vendit tonë për të kaluar këtë periudhë të vështirë”, tha Monti për Gazetarët në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, pasi ishte takuar me partitë politike, unionet dhe punonjësit.
/Start/F. Prroni/
2011-11-16 10:42