Itali, nis nxjerrja e anijes së fundosur “Costa Concordia”
ITALI - Ka nisur sot nxjerrja e anijes së fundosur “Costa Concordia”, 290 metra e gjatë, e cila konsiderohet si një ndër operacionet më të mëdha të kësaj natyre të ndërmarra ndonjëherë.
Operacioni është shtyrë tre orë për shkak të një stuhie gjatë natës. Nxjerrja e anijes pritet të zgjasë 12 orë. Inxhinierët nuk janë përpjekur kurrë të nxjerrin një anije kaq të madhe, e cila ndodhet shumë pranë tokës.
Përplasja e anijes ”Costa Concordia” me shkëmbinjtë, në janar të vitit 2012 në ishullin toskan të Giglios, bëri që të humbin jetën 32 persona, trupat e dy prej të cilëve nuk janë gjendur ende. Kapiteni i anijes momentalisht po përballet me akuzën e vrasjes dhe braktisjes së anijes.
(er.nu/news24/BalkanWeb)