E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agjërimi, nga nesër nis Muaji i Shenjtë i Ramazanit

Komuniteti mysliman shqiptar, i cili vite më parë e respektonte në mënyrë të fshehtë muajin e shenjtë të Ramazanit, tashmë e mban atë në mënyrë të vullnetshme. Muaji i Ramazanit kosniderohet si muaji i miresise 

TIRANË- Nis nesër, 21 gusht, Muaji i Shenjtë i Ramazanit, muaj i cili konsiderohet nga komuniteti mysliman si muaji i mirësisë dhe dashurisë. E gjithë bota islame gjatë këtij muaji fal teravitë dhe thirrjet për lutje dëgjohen nga të gjitha xhamitë në mbarë botën.
Ramazani është muaji i nëntë i vitit sipas kalendarit të HIXHRETIT. Ajo që e dallon këtë muaj, është agjërimi, të cilin e kryejnë të gjithë besimtarët e botës islame. Në përfundim të këtij muaji, një miliard myslimanët e botës festojnë festën e Eid al-Fitr (Bajramin e Madh). Komuniteti mysliman shqiptar, i cili vite më parë e respektonte në mënyrë të fshehtë muajin e shenjtë të Ramazanit, tashmë e mban atë në mënyrë të vullnetshme. Ai ka nisur sot në Shqipëri në orën 04.25 , sipas orës lokale, kur është falur namazi i sabahut.

Historiku i muajit të Ramazanit dhe agjërimit

Agjërimin njerëzit e njohin që nga lashtësia në një formë ose në tjetër gjë, që dëshmohet edhe në Kuran. Megjithatë nuk ka fakte të cilat përcaktojnë në mënyrë të qartë se në ç'kohë nisi agjërimi për herë të parë. Thuhet se të parët që filluan agjërimin ishin egjiptianët e lashtë, të cilët agjëronin në një mënyrë të veçantë në festat e tyre.
Agjërimin e praktikuan edhe kinezët e vjetër. Ata agjëronin sidomos në kohën e luftrave. Këtë rit ata e kishin të përcaktuar në ligjet e fesë së tyre. Edhe indianët kishin ditë dhe forma të caktuara të agjërimit, siç shpjegojnë librat e tyre të shenjtë si Brahma etj. Ata agjëronin zakonisht kur fillonte stina e pranverës ose e vjeshtës.
Pasuesit e Budës, banorët e Tibetit dhe persët e vjetër kishin forma të ndryshme të të agjëruarit. Agjërimi është praktikuar edhe në Greqinë e vjetër, në forma të ndryshme, të cilat u morën nga koha e Faraonëve. Përveç librave hyjnorë, Hipokrati, i quajtur dhe babai i mjekësisë, është i pari që shënoi dhe mblodhi format dhe mënyrat e të agjëruarit. Sidomos ai dha mendime për format e të shëruarit, duke agjëruar e duke shpjeguar dhe shkallët e rezistencës në moshat e ndryshme.

A fillon agjërimi në mbarë botën në të njëjtën kohë ?

Mendimi i shumicës së dijetarëve është se nëse hëna e Ramazanit shihet në cilindo vend të rruzullit tokësor, atëherë kjo i detyron të gjithë besimtarët myslimane të fillojnë agjërimin në të njëjtën kohë, aq më tepër sot kur mjetet e informacionit kanë mundësi të bëjnë lajmërimin në çast për fillimin e muajit të Ramazanit. Megjithatë ka mendime se çdo vend vendos për vete se kur duhet ta fillojë muajin e Ramazanit.

(d.b/ATA/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›