Lirohet Sali Lusha, ish-bodigardi i Berishës
Gjykata e Kavajes nuk siguroi dot prova per akuzat ndaj Lushes dhe vendosi sot lenien e tij te lire se bashku me tre shtetasit e tjere. Ish-badigardi i kryeministrit u ndalua disa ditë më parë për shkak te ndotjes akustike
KAVAJE-Gjykata e Kavajës ka liruar për mungese provash Sali Lushën, ish-bodigardin e Berishës, i arrestuar 20 dite me pare për kundërshtim të forcave të policisë dhe prishje të qetësisë publike, në kompleksin e tij në Golem. Gjykata nuk siguroi dot prova per akuzat ndaj Lushes dhe vendosi sot lenien e tij te lire se bashku me tre shtetasit e tjere Avdyl Gjomakajn, Shkëlzen Susën dhe Renaldo Gecajn. Ish-badigardi i kryeministrit Sali Berisha u ndalua disa ditë më parë për shkak të moszbatimit të urdhërit më të fundit të policisë për ndotjen akustike në kompleksin e tij në Golem.
Sipas versionit të policisë, Sali Lusha, pronar i kompleksit Rio në zonën e “Shkëmbit të Kavajës” nuk i është bindur efektivave të cilët i kanë kërkuar ulje të volumit të muzikës në lokalin e tij.
Sipas pushuesve që ishin të pranishëm ate nate policia është sjellë në mënyrë agresive pa motiv dhe mbi të gjitha deklarojnë se u është prishur mbrëmja pa shkak. Ndërsa kompozitori Gjergj Leka i cili performoi atë mbrëmje në kompeksin e Sali Lushës, u shpreh se dhuna e policisë nuk kishte të bënte me oraret e muzikës sepse sipas tij janë zbatuar të gjitha oraret e vendosura për mbylljen e mbrëmjes duke i dhënë fund në 23:59 minuta.
(d.b/News24/BalkanWeb)