E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjuha e urrejtjes në Maqedoni, Komiteti i Helsinkit ngre alarmin

21-05-2013 / Gazeta 55

 “Në tre muajt e fundit janë regjistruar gjithsej 35 incidente”

Komiteti i Helsinkit ka konstatuar se gjuha e urrejtjes po rritet çdo ditë e më shumë në Maqedoni, ndërsa krimet më të shpeshta po ndodhin pikërisht nga urrejtja etnike dhe fetare. Në tre muajt e fundit sipas Komitetit të Helsinkit janë regjistruar gjithsej 35 incidente, ndërsa autorët nuk janë zbuluar ende.
Vetëm në tre muajt e fundit në Maqedoni janë regjistruar 35 incidente të cilat kanë ndodhur si pasojë e gjuhës së urrejtjes në baza etnike dhe fetare. Këto rezultate shqetësuese janë shënuar në kuadër të projektit të përbashkët të Komitetit të Helsinkit dhe misionit të OSBE-së në Maqedoni, i cili ka për qëllim përforcimin e kapaciteteve të institucioneve dhe sektorit civil në menaxhimin e veprave të bëra nga urrejtja dhe gjuha e urrejtjes.
“Komiteti i Helsinkit ndjek vazhdimisht gjuhën e urrejtjes etnike në Maqedoni, reagon dhe raporton për të. Eshtë konstatuar nga ky komitet se gjuha e urrejtjes dita ditës po shënon rritje në Maqedoni, dhe ka filluar të gjenerojë krime të shkaktuara nga urrejtja, për të cilat kemi qenë dëshmitarë edhe vet ne”.
Komiteti i Helsinkit ka shprehur vërejtje edhe ndaj policisë, gjykatave dhe prokurorive publike, kur bëhet fjalë për kapjen dhe dënimin e personave që shkaktojnë krime nga urrejtja.
“Nga muaji mars e deri tani janë regjistruar 35 incidente. Për fat të keq autoret ende nuk janë zbuluar”.
Incidenti i fundit ndëretnik ndodhi para 3 ditëve, kur huliganët maqedonas sulmuan dy të rinj shqiptarë. Policia ende nuk ka zbuluar autorët.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›