Topalli: PS të sjellë emrat për anëtarë në KQZ
Kryeparlamentarja takim me Drejtoren e NDI, Ana Kadoviç
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli tha se parlamenti është gati të mblidhet në çdo moment për të votuar emrat që, sipas Kodit Zgjedhor, duhet të sjellë opozita. Në një takim me Drejtoren e NDI në Shqipëri, Ana Kadovic dhe ekspertin e lartë zgjedhor Sam Sager, Topalli u shpreh se shpresonte që kreu i PS mos e përdorë këtë si alibi kur të humbë zgjedhjet. Në takim u tha se vendet në KQZ duhet të plotësohen dhe është e rëndësishme që të gjitha palët të ndikojnë dhe të kontribuojnë në besimin tek zgjedhjet. Kryeparlamentarja u shpreh se janë të angazhuar për një proces zgjedhor të standardeve më të larta ndërkombëtare. “Transparenca e zgjedhjeve të kaluara u cilësua si maksimale. Transparenca është shtylla kryesore e legjitimitetit dhe besueshmërisë së procesit zgjedhor” – deklaroi ajo.