KQZ shqyrton projektvendimet mbi vendet e numërimit të votave
Administrimi i procesit zgjedhor për zgjedhjet e 23 qershorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka arritur të miratojë projektvendimin për caktimin e Vendit të Numërimit të Votave në Zonën e Administrimit Zgjedhor numër 59 në Qarkun Fier. Përfaqësuesi ligjor i PS-së, kërkoi që Prefekti i Qarkut të propozojë të tjera objekte brenda Bashkisë Fier, pasi në këtë Qark parashikohet të zhvillohet numërimi elektronik i votave. Po ashtu, Genc Gjonçaj tha se në të kaluarën në këtë ZAZ ka pasur përplasje politike. Por, për përfaqësuesin e PD-së, Njazi Kosovrasti pretendimet nuk janë ligjore dhe se administrimi i procesit duhet kryer njësoj në të gjithë territorin e vendit. Pas dëgjimit të palëve, KQZ vendosi t’i kërkojë Prefektit të Qarkut Fier, opinion mbi këtë situatë.