Itali, pas 77-vitesh martese, çifti kërkon ndarje
Një çift të moshuarish italianë i japin fund lidhjes së tyre shumëvjeçare, për shkak të xhelozisë. Kjo ngjarje shokuese për të gjithë nuk përbënte lajm për çiftin, ndërsa duan pak hapsirë nga njëri-tjetri.
Ai 99 vjeç ndërsa ajo 96-vjeç, kanë vendosur ti japin fund martesës së tyre pas 77-vitesh jetese, të celebruar në vitin 1934.
Tashmë kërkesa për ndarjen me konsensus mes palëve është depozituar në Gjykatën e Romës. Avokatja e çiftit Anna Orecchioni, tregon se kriza martesore ka ardhur si pasojë e një kërkese për ndarje, duke filluar që në vitin 2002.
Bashkëshorti kishte zbuluar disa letra në sirtar, kur gruaja i kishte dërguar më shumë se gjysmë shekulli më parë një mashkulli, me të cilën kishte patur një marrëdhënie.
Çifti tashmë ka 5 fëmijë, dhjetë nipër e mbesa dhe një stërnip, të cilët janë të stabilizuar përfundimisht në Romë.