Gjirokastër, Gjykata lë në detyrë kreun e Qarkut nga PS-ja

Sulo Muçobega do të jetë kryetar i Këshillit, gjithmonë nëse edhe Gjykata e Apelit do ta lërë në fuqi vendimin e dhënë ndaj nga një shkallë më poshtë.
Dosja e ankimimit në Gjykatë u depozitua nga Prefektura e Gjirokastrës, e cila kundërshtonte zgjedhjen e Muçobegës në këtë post. Vendimet shkaktuan edhe reagime politike në Tiranë, ku opozita paralajmëroi se nuk do t’i qëndronte marrëveshjes së arritur në Parlament nëse nuk do të ndaleshin vendimet abuzuese.
Pas vendimit, Gjykata e Faktit, ka lënë një afat dhjetëditor për ankimim nga ana e prefektes Mimoza Çomo, ankimim i cili është bërë tashmë. Gjykata e Apelit pritet të japë vendimin në fillim të vitit të ardhshëm. /Start/
2011-12-28 10:46