E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Lajmi mbresëlënës i këtij fundviti

Duke u marrë me të dhënat e censusit të regjistrimit të banesave, kreu i qeverisë theksoi se shqiptarët kanë sot 380 banesa për një mijë banorë.

Ai e vlerësoi me nota shumë pozitive censusin e popullsisë dhe të banesa, çka sipas kryeministrit, me anë të të cilit kemi një pasqyrë të qartë të Shqipërisë këtë vit.

“Nuk mund të gjeja një lajm mbresëlënës për të mbyllur këtë vit. Mund të gjeja shumë statistika, por banesat janë pasuritë bazë të çdo familjeje. Nga viti 2001 në vitin 2011, 330 mijë familje shqiptare janë bërë me më shumë se një banesë. Kjo tregon rritjen e shpejtë dhe konsolidimin e asaj që quhet klasë e mesme në shoqëri, e cila është me prerjen më të gjerë në një shoqëri të lirë, që përbën themelin e stabilitetit. Ja sa i domosdoshëm ishte censusi! Ishte jetik për të na dhënë pasqyrën e këtij viti. Këtë e mësova nga censusi. Çdo shqiptar e mësoi nga censusi”, tha ai.

 Më tej, Berisha ka bërë krahasime me vendet e tjera të banesa për një mijë banorë, duke përmendur këtu Republikën e Sllovakisë, që sipas tij, ka 317 banesa për një mijë banorë, apo Polonia dhe Malta, që kanë përkatësisht 335 banesa dhe 349 banesa për 1 mijë banorë.

“Kjo përbën një nga arritjet më të mëdha historike të këtij vendi. Ky tregues në vitin 2001, ka qenë 225 banesa për 1 mijë banorë. Po t’u referohemi statistikës së shtëpive të banimit në BE, duke analizuar banesat në këto vende, në regjistrimet e vitit ’80, në asnjërin prej tyre në 30 vjet më parë nuk ka ekzistuar asnjë vend me 230 banesa për 1 mijë banorë, por mbi 300 banesa. Por asnjëri prej tyre nuk ka pasur siç ka pasur Shqipëria 10 vite më parë. Shqiptarët kanë ndërtuar në 10 vite më shumë se 25 kombe të tjera në 30 vite të marra së bashku”, shtoi ai.

Më tej, Berisha tha se në rast se në vitin 2001, një banesë u përkiste 3.9 shqiptarëve, në vitin 2011, 2.6 shqiptarë kanë një banesë. “Numri i banesave në total është 1 milion 758 mijë 81 banesa. Shqiptarët bënë një kapërcim të fuqishëm në këto vite, kryesisht nga 2005 deri më sot në fushën e shtëpive të banimit”, vijoi.

“Flitet për 1 milion të varfër në këtë vend, me një aritmetikë fiks të 21 viteve më parë. E vërteta është se sot janë pronarë shtëpish mbi 740 familje shqiptare. Sigurisht ka edhe familje në vështirësi strehimi, sigurisht që ka edhe të pa strehë, por ky është një standard që flet vet i një vendi të zhvilluar. Ky është standard më i lartë se i disa vendeve të BE-së. Kjo arritje fatlume, është dëshmi e shpirtit punëtor të shqiptarëve. Vetëm një përqindje e vogël i përket borgjezisë së re. Kjo është sakrificë e familjeve, duke punuar me 16 orë në ditë”, tha më tej. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-12-28 11:43
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›