Presidenti, Malaj: Nano figurë konsensuale

Sipas tij, Nano është një kandidaturë potenciale për postin e Kreut të shtetit.
Ajo që e dallon Nanon nga kandidaturat e tjera që do të dalin është fakti se ai në momente kritike ka marrë risk për të ç'tensionuar politikën shqiptare, që duhet të jetë dhe një nga tiparet kryesore të një Presidenti konsensul", tha ai.
"Problemi, vijon Malaj, është jo të bëjmë garë kush i jep firmën Nanos, por të korrigjojmë diçka që ndoshta herën e parë e kemi bërë gabim. Kur vjen puna për një vendim politik, ne duhet të jemi totalisht të unifikuar. PS, ndryshe nga 2007, duhet të ulet dhe të analizojë përfitimet, kostot, mundësitë dhe risqet, të cilat çojnë në opsionin që ne duhet të hyjmë me një kandidaturë të unifikuar si PS, për presidentin". I pyetur për përjashtimin e deputetit Kastriot Islami nga radhët e grupit socialist, Malaj tha se "ndjehet njerëzisht i trishtuar", ndërsa shtoi se "largimi i tij nuk i bën mirë politikës".
Sipas tij Islami ishte një figurë me një karrierë të shkëlqyer akademike jashtë dhe brenda vendit, por nga ana tjetër siç tha Malaj "ai kishte humbur fleksibilitetin brenda PS-së". Lidhur me programin e ri të PS-së, deputeti socialist, ish-ministër i Financave, e cilëson të nevojshme vendosjen e taksës progresive në vendin tonë, për të reduktuar pabarazinë që sipas tij është e dëmshme për ekonominë.
"Në një vend që rritet pabarazia, rritet varfëria dhe kjo është mjaft e dëmshme. Taksa progresive është një instrument për të ulur pabarazinë. Taksë të tillë ka Gjermania, Franca, Italia e vende të tjera të zhvilluara", tha Malaj për News24. I pyetur në lidhje me debatin e “Lëvizjes për Mendimin Ndryshe" brenda PS-së, Malaj deklaroi se LMN-ja i shërbeu Partisë Socialiste për t’u orientuar me ide të reja. /Start/
2011-12-28 10:19