Viti i Ri, vijon fluksi i udhëtarëve në dogana e porte
Vijon fluksi i lartë i udhëtarëve në pikat e kalimit kufitar dhe portet e vendit.
Në Kapshticë dhe Kakavijë, doganat shqiptare dhe greke kanë rritur numrin e sporteleve për të përballuar numrin e madh të udhëtarëve që hyjnë dhe dalin.
Në pikën doganore të Kakavijës, pala shqiptare po punon 6 sportele në hyrje dhe 4 në dalje, ndërsa pala greke punon me 3 sportele në hyrje dhe 3 në dalje.
Ndërsa në Kapshticë, pala greke punon me tre sportele, pasi ditët e kaluara ka punuar vetëm me nga 2 sportele si në hyrje dhe në dalje.
Fluksi i lartë i udhëtarëve është shënuar edhe në dy portet kryesore të vendit.
Në portin e Vlorës kanë mbërritur vetëm mëngjesin e sotëm 680 pasagjerë me 2 tragete, ndërsa në portin e Durrësit kanë mbërritur 4 tragete me nga 2 200 pasagjerë si dhe 600 automjete.