E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, për të hapur dyqan, emigrantët test për gjuhën

Emigrantët në Itali që dëshirojnë të hapin një dyqan, së pari duhet të kenë kaluar një provim të gjuhës italiane. Të paktën kjo është kërkesa e Lega Nord, e cila nëpërmjet një dekreti kërkon të ndërhyjë në ligjin nëpërmjet të cilit autorizohen rajonet e vendit të fusin në fuqi këtë dekret. Sipas propozimit, thuhet se personat e huaj në Itali, përpara se të hapin një subjekt tregtar, me pakicë apo shumicë, duhet të kenë një certifikatë që dëshmon provimin e gjuhës italiane të lëshuar nga një organ përkatës i akredituar. Gjithashtu, do të hiqen shenjat shumë etnike dhe ato në dialekt. Kështu, do të jenë rajonet ato që do të mund të përcaktojnë pas marrjes së lejes nga komuna për instalimin e shenjave jashtë një biznesi. Në këtë mënyrë ai do të kushtëzohet edhe në përdorimin e një apo disa prej gjuhëve zyrtare të vendeve jashtë Bashkimit Evropian apo dialekteve lokale.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›