E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, përdhunohet një prostitutë shqiptare

Një vajzë shqiptare, e cila shfrytëzohej si prostitutë në Itali, ka rënë pre e dhunës seksuale dhe grabitjes nga disa persona. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Breshia, ndërsa policia ka nisur menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Mediat italiane shkruanin dje se vajza e re, e cila është një prostitutë shqiptare, ka kërkuar ndihmën e policisë dy net më parë. Mësohet se ajo ishte rreth të 30-ave dhe qarkullonte në një bulevard të Breshias në kërkim të klientëve, me të cilët kryente marrëdhënie seksuale kundrejt parave. Natën e së shtunës, teksa ajo po xhironte në rrugët e qytetit italian, i është afruar një person, i cili e ka ftuar atë në një hotel. Ajo ka hipur në makinë, por vetëm pak minuta më pas ka konstatuar ndryshimin e destinacionit të makinës. "Klienti" e ka çuar prostitutën në një vend të izoluar. Aty ajo ka kuptuar se diçka po ndodhte. Te makina, ku ishte me "klientin" janë afruar edhe persona të tjerë, të cilët kanë folur gjuhë sllave. Gjithmonë duke iu referuar vajzës, tre sllavët e kanë dhunuar seksualisht dhe e kanë grabitur. Sipas saj, "klienti" bashkë me shokë të tij e kanë dhunuar seksualisht dhe më pas i kanë marrë sendet e saj personale dhe paratë që ajo mbante me vete. 30-vjeçarja sapo ka shpëtuar prej tyre, ka lajmëruar policinë dhe më pas ka përfunduar në spital. Hetimet kanë nisur menjëherë pas disa orësh, pas denoncimit të bërë nga vajza, por nuk kanë qenë të lehta, pasi ajo nuk i njihte personat që u larguan menjëherë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›