Durrës, aksidentohet për vdekje kalimtari

Një person është aksidentuar për vdekje mbrëmjen e sotme në rrethin e Durrësit, ndërsa ishte duke kaluar rrugën.
Viktima, kalimtar i moshës 65-vjeç është gjetur i pajetë, pas përplasjes nga një automjet.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Plepa-Ndroq, në rrethin e Durrësit, ndërsa automjeti me targa DR 7892, i cili drejtohej nga Femi Grucka, ka përplasur për vdekje kalimtarin.
Edhe pse drejtuesi i mjetit, pas këtij aksidenti ka dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit të plagosurin, ai nuk ka mundur të shpëtojë për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë, si pasojë e përplasjes së fortë në rrugë.
Policia ka prangosur autorin e plagosjes, i cili ishte banorë i fshatit Arapaj në Durrës.