E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, plagoset rëndë një shqiptar

Një emigrant shqiptar është gjetur i plagosur me armë zjarri në anë të një rruge në periferi të Milanos, në Itali. Mediat italiane raportojnë për një të ri, rreth 30 vjeç, të cilit nuk i janë gjetur dokumente identifikimi.
I plagosuri është gjetur rastësisht nga disa kalimtare të rastit. Pasi i është dhënë ndihma e shpejt në vend, ai është transportuar për në spitalin San Gerardo të Monzes, ku dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Sipas mediave, gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›