E Diel, 1 Nëntor 2026

E akuzojnë për vjedhje, arratiset nxënësi 14-vjecar

Situata të pakëndshme në klasë, "zhduket" nxënësi. Një numër celulari dhe fotoja e një të mituri janë shfaqur në
ambientet publike të Durresit dhe shkollës 9-vjecare në të cilën ai mëson.

Elis F., 14 vjec, prej disa ditësh është larguar nga familja dhe nuk është paraqitur në shkollë, duke alarmuar familjarët.

Disa konflikte të krijuara mes bashkëmoshatarëve të tij dhe ngritjes së gishtit akuzues ndaj tij, dyshohet të jenë shkaku i largimit të djalit nga banesa dhe shkolla, po zgjatja në kohë e mungesës i ka alarmuar njerëzit e tij.

Ndërkohë në Drejtorinë Arsimore Rajonale të Durrësit rasti nuk është bërë i ditur, ndonëse situate konfliktuale që ka sjellë si pasojë largimin e të miturit, ka ndodhur brenda mureve të një institucioni të edukimit, siç është shkolla. Familjarët kanë njoftuar policinë për mungesën e fëmijës, duke kërkuar ndihmë në gjetjen e tij, ndërsa vazhdojnë dhe vetë kërkimet intensive.

Djali i zhdukur pa gjurmë është nxënës i klasës së nëntë të shkollës "Nënë Tereza", në lagjen 6 të qytetit. Sipas burimeve policore, fëmija ka pasur një konflikt me disa shokë për humbjen e disa parave dhe mësohet se është akuzuar për vjedhjen e tyre jo vetëm nga shokët, po dhe mësuesi, pranë të cilit është diskutuar rasti.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›