Berluskoni vjen më 2 dhjetor në Tiranë

Vizita e Kryeministrit italian rizgjon ëndrrën e Shqipërisë për të ndërtuar një central bërthamor.
Kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni, do të vizitojë zyrtarisht Tiranën më 2 dhjetor. Ardhja e Kryeministrit italian bëhet me ftesën e Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.
Kreu i qeverisë së vendit fqinj do të qëndrojë vetëm disa orë në kryeqytetin shqiptar dhe do të zhvillojë takime me krerët më të lartë të shtetit tonë. Gjatë takimeve pritet të diskutohen forcimi i marrëdhënieve dhe rritja e bashkëpunimit mes dy vendeve tona.
Kjo është vizita e parë zyrtare e Kryeministrit italian, Berluskoni, që pas marrjes së detyrës në fillim të këtij viti. Shqipëria dhe Italia rikthejnë vëmendjen për ndërtimin e centralit bërthamor. S
hefi i qeverisë, Sali Berisha, vazhdon të këmbëngulë tek ideja e tij ambicioze për energjinë bërthamore. Ndërtimi i centralit bërthamor është një projekt që vazhdon të mbështetet fort nga Tirana zyrtare, por edhe të gjejë mbështetjen e Italisë. Takimi Berisha-Berluskoni do të ketë si kryefjalën e tij bashkëpunimin e dy vendeve fqinje në fushën energjetike.
Centrali bërthamor
Ngritja e një centrali bërthamor në Shqipëri është një nga planet e qeverisë “Berluskoni”. Fqinjët italianë po e shohin seriozisht mundësinë e ndërtimit të centralit bërthamor në vendin tonë, duke ofruar mbështetje logjistike në të gjitha format.
Italia, në fakt, është duke paguar një faturë të lartë të energjisë elektrike, rreth 30 miliardë euro, si efekt i mungesës së burimeve alternative të prodhimit të energjisë, duke krijuar varësi të lartë nga importi.
Për të dalë nga kjo situatë, “guri” i shpëtimit është Shqipëria, ku do të parashtrohet projekti për ndërtimin e nuklearit bërthamor, i cili garanton burim të pashtershëm energji elektrike dhe shmang varësinë nga burimet e tjera.
Ndërtimi i këtij impianti mbart kosto të lartë dhe kërkon kohë të gjatë për ta përfunduar, ku me kushtet që ofron vendi ynë është i pamundur një realizim i tillë.
Por duke marrë shkas nga mbështetja e palës italiane, qeveria shqiptare ka nisur procedurat për hartimin e strategjisë bërthamore, duke ia vendosur si detyrë Akademisë së Shkencave. Kjo e fundit po bashkëpunon me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore në Vjenë, në përgatitjen e kuadrit ligjor dhe marrjen e masave në finalizimin e këtij projekti, i cili, nëse fillon sot përfundon pas 15 vitesh.
Shefi i diplomacisë italiane, Franko Fratini, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë ka konfirmuar idenë që Italia ka për të ndërtuar një impiant energjik në Shqipëri.
Agjencitë italiane
Nuk është hera e parë që Italia e konsideron si pjesë të lojës Shqipërinë për të ndërtuar një central nuklear. N
jë agjenci italiane ka bërë me dije se Kryeministri Silvio Berluskoni ka filluar kontaktet me disa shtete për të ndërtuar një central bërthamor me financimet italiane.
Italia ka një tendencë për të parë përtej Adriatikut për sigurimin e energjisë. ENEL ka ndërmend të realizojë në bashkëpunim me homologët shqiptarë një central termoelektrik me karbon të pastër prej 1.300 megavatësh.