E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrabanda ne Durrës, nisin verifikimet

Dyshimet për kontrabandë mallrash nga Porti i Durrësit ka vënë në lëvizje prokurorinë. Organi i akuzës ka nisur një proces verifikimi në doganën e portit kryesor të Shqipërisë, pasi ka dyshime se që aty kanë kaluar pa paguar doganën rreth 100 kamionë me mallra, vetëm gjatë këtij viti.

Lajmi bëhet i ditur nga burime konfidenciale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës. Sipas këtyre burimeve, me urdhër të kreut të Prokurorisë së Rrethit kanë nisur verifikimet në lidhje me dyshimet për kontrabandë, që kryhet gjatë orëve të natës, kur dogana nuk punon.

Dogana në Portin e Durrësit punon në dy turne, nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 22:00 të mbrëmjes. Gjatë nëntë orëve të natës, në portin detar funksionojnë vetëm sportelet për përpunimin e pasagjerëve, por jo të mallrave.

Megjithatë, dyshohet se pikërisht gjatë orëve kur dogana është pushim, nga ky port dalin mesatarisht dhjetë kamionë me mallra çdo muaj. Burimet pranë Prokurorisë së Durrësit bëjnë të ditur se prej disa ditësh është ngritur një grup pune të drejtuar nga prokurori Sokol Nishani, për të bërë verifikimet e duhura.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›