E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, policia kap një piton gjatë operacionit për drogë

Policia e financave italiane ka kapur një gjarpër piton 3 metra të gjatë, në një bastisje që ata kryen ndaj një grupi tregtarësh të drogës, që e përdornin gjarprin për të ruajtur sasinë e tyre të kokainës, dhe frikësonin klientët të cilëve u kishin detyrime në para.
Togeri Luca Gelormino tha se pitoni vështirësoi dhe punën e policisë për kapjen e shpërndarësve të drogës.
"Kur shkuam për të bërë kontroll e gjetëm gjarprin piton pas derës, si një qen roje, dhe na u desh të prisnim policinë pyjore që të na ndihmonte në kapjen e gjarprit para se të kryenim kontrollin në banesën e trafikantëve të drogës.", u shpreh togeri italian.
Gelormino tha se Pitoni ishte lënë i paushqyer për 7 ditë, duke e bërë atë në këtë mënyrë më agresiv, por kafsha është qetësuar dhënies së disa pulave për të ngrënë. Kur policia arriti të lëvizë gjarprin gjeti dhe sasinë e kokainës për të cilën kishte dyshuar më parë.
Sipas autoritetve të policisë, gjarpri vdekjeprurës ishte stërvitur për ruajtjen e drogës, tamam si një qen besnik. Nga operacioni i zhvilluar u arrestuan 12 persona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›