E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Mbrojtjes merr përgjegjësitë e sulmit ndaj flotës së Gazës

Dëshmia

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Ehud Barak, deklaroi dje se ka marrë përgjegjësinë e plotë për sulmin vdekjeprurës ndaj flotës që tentoi të hynte në Gaza, që shkarkoi edhe vdekjen e nëntë turqve aktivistë që ndodheshin në anije. Megjithatë ai akuzoi ushtrinë për ekzekutimin e një operacioni që është dënuar në shkallë të gjerë nga faktori ndërkombëtar.

Ai ka dhënë dëshmi në ditën e dytë të dëgjimeve të organizuar nga komisioni turk në lidhje me sulmin. Ndër të tjera, Barak tha se merrte mbi vete gjithë përgjegjësinë për çdo gjë që ndodhi në sistemet që ishin nën komandën e tij dhe se gjithashtu, mbante përgjegjësi të plotë për urdhrat e dhënë në nivelin politik. Megjithatë ai vuri re diferencën që ekziston mes përgjegjësisë politike dhe ekzekutimit të operacionit. “Politikanët vendosin ‘çfarë’ dhe janë Forcat e Armatosura të Izraelit ato që gjejnë mënyrën për ekzekutimin e urdhrave”, deklaroi ministri hebre. Sipas tij, ushtria nuk i informoi politikanët për detajet e operacionit që pritej të ndërmerrej. “Ata më thanë se do të ishte e vështirë, por ata do ta realizonin ndalimin e flotës, ndërkohë që nuk thanë se në çfarë mënyre do ta bënin këtë”, deklaroi ai.

Barak, i cili ka një përvojë të gjatë në shërbimin ushtarak, deklaroi para panelit se ai e kishte kaluar pjesën më të madhe të jetës në operacione. Deklaratat e tij ishin në kundërshtim me ato të bëra nga Kryeministri i vendit Natanjahu një ditë më parë, në të cilat ai tha se kabineti i tij kishte diskutuar vetëm për çështje të marrëdhënieve me publikun. Ndërkohë komisioni turk prej katër anëtarësh do të dëgjojë dëshmi edhe nga shefi i shtabit të ushtrisë hebreje. Shumë analistëve në shtypin izraelit e kanë kritikuar performancën e Natanjahut, duke e akuzuar për mungesë lidershipi.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›