Muaji i Ramazanit, mjekët këshillojnë besimtarët gjatë agjërimit
Rituali më i rëndësishëm i muajit të agjërimit përveç anëve pozitive mund të jetë edhe i dëmshëm për shëndetin. Sipas mjekëve specialistë të gjithë personat që vuajnë nga sëmundje kronike si zemra, diabeti, veshka apo edhe të tjera nuk duhet të agjerojnë. Po ashtu, në këtë kategori futen edhe nënat shtatëzëna të cilat duhet të ushqehen shpesh dhe me vitaminat e duhura.
Për sa i përket të gjithë të interesuarve të cilët mund të jenë me pushime në plazh dhe duan të mbajnë Ramazan mjeku shpjegon se këta persona nuk duhet të bëjnë gara noti dhe nuk duhet të ekspozohen shumë në diell.
Mjeku Petrit Leka shpjegon se të agjëruarit ka edhe anët e saj pozitive për shëndetin përveç atyre shpirtërore, siç është shmangia e obezitetit e të tjera.